Ndryshimet kushtetuese në seancë qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 99-të i shqyrton draft- amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që sot duhet t’i dorëzojë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar, në rend dite janë edhe Informacioni për nevojën e sjelljes së Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për realizimin e projektit infrastrukturor për ndërtim të segmentit rrugor Kërçovë- Ohër, për shkak të lidhjes së Aneksit nr. 3 ndaj Marrëveshjes për ndërtim të autostradës, segmenti Kërçovë- Ohër.

Në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në seancën e sotme është edhe Propozim ligji për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Nga Qeveria kanë paralajmëruar se pas seancës pres konferencë do të mbajë kryeministri Zoran Zaev.