Intensifikim i aktiviteteve për ndryshimet kushtetuese javën që vjen, paralajmëron ministri për punë të jashtme Bujar Osmani. Ministri në takimin e fundvitit me gazetarë, optimist se do të sigurohen 80 vota për të miratuar fillimisht nevojën për ndryshimet, edhe përkundër kundërshtimeve të opozitës maqedonase dhe së fundmi kushtëzimet me zgjedhje të kryetarit të Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
“Ju shihni mbi 75%, 80% e njerëzve janë pro integrimit në BE. E kuptoj që tani në këtë proces i cili duan të përfitojnë politikisht, por besoj që është deklaratë fatkeqe, se nuk besoj që askush do rrezikon të ardhmen e vet politike duke dalë në kundërshtim me atë që populli e pret nga ne si politikanë, por edhe që e kemi si pritje nga partnerët tanë strategjik.”, – tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.