Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Nacionalizmi mund të pengojë

Më 18 gusht kuvendi fillimisht voton rendin e ditës me pikën e vetme për ndryshimet kushtetuese për çka nevojiten 61 vota, me mundësi për debat prej 10 ditë pune, ndërkaq ndryshimet kushtetuese i kalojnë filtrat e kuvendit vetëm nëse sigurohen 2/3 e votave, numra të pasiguruara deri në këto momente.

Marketing

Për profesorin universitar Bashkim Selmani, për nga aspekti formal, kjo çështje s’ka pengesa, por rëndohet nga vullneti politik i partive politike, me theks të veçantë, nga opozita maqedonase.

Megjithatë Selmani shpreson që procedura t’i gjejë deputetët me disponim politik. Për taborin politk shqiptar edhe përkundër ndasive të fundit, Selamani thotë se do të jenë konstruktiv në këtë çështe me interes madhor shtetëror.

“Për nga gjendja faktike nuk është proces i komplikuar, mirëpo nga natyra politike dhe përvoja e hidhur e të gjitha proceseve aktuale dhe kokëfortësia e VMRO-së që në kontinuitet ka penguar çdo gjë që ka qenë element shtetëror dhe prioritet për lansimin e Maqedonisë të ashtuquajtur demokratike. Nëse do të ketë element njerëzor, poashtu dhe juridik shpresoj se një procedurë e tillë nuk do të duhet të ketë komplikime apo vështirësi.” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Marketing