Pushteti është i bindur se shumica e dy të tretave të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën është e qëndrueshme. Shumica parlamentare nuk e përjashton mundësinë e rritjes së këtij numri. Edhe pse disa nga tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE reaguan pas arrestimit të Sasho Mijallkovit, si akt që nuk shkon drejt pajtimit, për deputetin Hari Lokvenec, këto janë vetëm pikëpamje individuale.
Nuk duhet ta lidhim paraburgimin që është rezultat i një hetimi nga Prokuroria Publike Speciale, të cilin e ka miratuar gjyqësori, dhe nga ana tjetër, procesi që po zhvillohet në Kuvend për të ndryshuar Kushtetutën dhe gjithçka që vijon. Bëhet fjalë për një proces në të cilin tregojmë bashkëpunim dhe ne diskutojmë argumentet fjalë për fjalë për të gjitha pyetjet e parashtruara nga secili deputet në Kuvend. E gjithë kjo që është e mundur, e cila është reale që të realizohet bashkërisht, ne do ta bëjmë atë. A do të thotë kjo një rritje e shumicës në Kuvend, të deputetëve të cilët janë të gatshëm të votojnë për një ndryshim të Kushtetutës, sinqerisht mendoj se po”. – tha Hari Lokvenec- deputet i LSDM-së
A do të mbeten në të njëjtin qëndrim tetë deputetët për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, sipas deputetes Nola Ismajloska – Starova, do të varet nga procesi i përgjithshëm që vijon. Në intervistën për emisionin “360 Gradë” në Alsat ajo tha se pajtimi është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve të jenë të kujdesshëm që të mos e prishin atë.
“Pyetja : Çfarë do të thotë të jenë të kujdesshëm, a nuk është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e prokurorisë dhe gjykatave?
Përgjigje : Nuk mendoj se po ndërhyj, të gjithë janë të vetëdijshëm për proceset që rrjedhin. Është njoftuar pajtimi dhe unë konsideroj se ka mënyra të tjera për të siguruar praninë e njerëzve që përmendët dhe në parim mendimi im personal është se për shkak të sjelljes së një personi nuk mund t’u imponohet njerëzve të tjerë “. – theksoi Nola Ismailoska Starova – deputete e përjashtuar nga VMRO DPMNE
Marrëveshja me Greqinë parashikon zbatimin e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2018 .Trupi Koordinues Parlamentar për Pajtimin do të fillojë të punojë nga java e ardhshme. Nga tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO- DPMNE- thonë se Ligji i ri i Amnistisë ende nuk është gati, pasi që komisioni duhet së pari të zhvillojë një debat të cilin shërbimet ligjore parlamentare do ta shndërrojnë në letër. VMRO -DPMNE refuzon të marrë pjesë në këtë trup dhe ka paraqitur një ligj krejtësisht të ri mbi amnistinë më 27 prill, i cili të hënën do të gjendet para deputetëve.