Ndryshimet kushtetuese, VMRO dhe LSDM me kushtëzime për dialogun

VMRO – DPMNE nuk mjaftohet vetëm me ikjen e BDI-së nga Qeveria por kërkojnë garanci nga partia e Ahmetit që ndryshimet kushtetuese të mos të hyjnë në fuqi me automatizëm. Nuk heqin dorë as nga zgjedhjet e vjeshtës, në të kundërtën nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese të diktuara nga Bullgaria.

Marketing

“Propozimi ynë i parë thotë: Qeveri kalimtare pa BDI-në, pasi që për ne BDI-ja është sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe ndryshime kushtetuese me veprim të vonuar, d.m.th. presim që të japin përgjigje se a e pranojnë edhe këtë pjesë të dytë të propozimit fillestar.”, – theksoi deputetja e VMRO – DPMNE-së, Dafina Stojanoska.

LSDM fton VMRO-në që të lërë deklarimet publike dhe t’i qaset thelbësisht bisedimeve duke formuar grup pune.

“Mickoski pranoi ndryshimet kushtetuese dhe pjesëmarrje në qeveri të zgjeruar. Tani nevojitet që të vazhdojë dialogu dhe në vend të deklaratave dhe konferencave për media, nevojitet që VMRO – DPMNE të formojë grup pune.”, – u shpreh deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.