Ndryshimet kushtetuese, VMRO s’merr në konsideratë porosinë e ShBA-ve

Pas deklaratave të diplomatit amerikan, Gabriel Eskobar, që nga pozita në Maqedoninë e Veriut, pret të shohë përkushtim më të madh për rrugën evropiane të vendit, ka reaguar VMRO-DPMNE. Sipas tyre, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar dhe kërkojnë që presioni i bashkësisë ndërkombëtare duhet të fokusohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe jo në ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Rruga euro-itegruese për VMRO-DPMNE-në nuk ka alternativë, ashtu siç nuk ka alternativë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për amendamente kushtetuese është i qartë, preciz dhe i pandryshueshëm. Presim që përfaqësuesit e Komunitetit Ndërkombëtarë të reagojnë më ashpër kundër krimit, korrupsionit dhe qeverisjes tmerrësisht të keqe.”, – thanë nga VMRO-DPMNE.