Ndryshimet kushtetuese, Zeqiri me amendament për shtetësinë

Amendamentet kushtetuese nesër do të gjenden para Komisionit për çështje kushtetuese. Përveç dy amendamenteve të Aleancës për Shqiptarët një amendament e ka parashtruar edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ky i fundit kërkon që shtetësisë, përveç fjalëve “maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” të shtohen fjalët “që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”.

Marketing

Pas hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, nënshtetësia do të jetë maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë.
Nëse pranohet amendamenti i nenit do të dukej kështu.
Pas hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, nënshtetësia do të jetë maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë, që nuk e përcakton dhe nuk e predikon përkatësinë etnike të qytetarëve.

Përmes dy amendamenteve Aleanca për shqiptarët propozon që në Kushtetutë termi “qytetarët maqedonas” të ndërrohet me termin qytetarët. Nëse merr pëlqimin amendamenti i Aleancës, neni i dytë do të dukej kështu:

Pas hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, nënshtetësia do të jetë qytetarë i Republikës Veriore të Maqedonisë.
Aleanca gjithashtu kërkon që në Ligjin Kushtetues, krahas shteteve tjera me të cilat kufizohet Maqedonia, të shtohet edhe Republika e Kosovës.

Pas nenit 1 të shtohet nen i ri, 1-a, i cili do të vijojë; NENI 1-A

“Kufijtë shtetëror të Republikës së Maqedonisë janë kufijtë ekzistues me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bulgarisë, Republikës së Greqisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës”

Debati rreth një amendamenti kushtetues mund të zgjasë më së shumti tre ditë. Pas kësaj debati për amendamentet kushtetuese do të vazhdojë në seancën plenare në lexim të tretë, që është përcaktuar për më 9 janar, ndërkaq votimi i ndryshmeve pritet të bëhet më 15 janar. Që këto ndryshime të miratohen është e nevojshme shumica prej dy të tretave të votave.