Ndryshimet Kushtetuese,javën e ardhshme mblidhet Grupi i Punës

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të takohet javën e ardhshme, njofton KlanM.

Marketing

Zv/Ministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq, theksoi se me Ministrin Lloga nuk do të përzihen në vendimet që do të miratohen.

E pyetur nëse do të zgjerohet grupi i ekspertëve, Zv/Ministrja tha se për momentin, nuk ka një plan të tillë.

“U dakorduan që me punë të nisin pas 7 Majit kur do të ketë një qëndrim parimor se sipas cilit model do të punojnë. Ministria e Drejtësisë, nuk do të përzihet në pjesën e procedurës për shkak se atje ka ekspertë, profesionistë, që më së miri do ta përfundojnë punën. Ndryshimet kushtetuese janë rruga e vetme drejt BE-së” – tha Viktorija Avramovska Madiq.

Janë 13 përfaqësues nga partitë politike dhe institucionet në grupin e punës që do të punojnë për ndryshimet kushtetuese, me të cilët Bullgarët duhet të futen në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka emëruar përfaqësues në këtë grup pune.

Por, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sic percjell KlanM, gjatë intervistës për Televizionin publik në gjuhën shqipe, ka theksuar se qeveria tashmë ka biseduar me disa deputetë të opozitës dhe se në mesin e tyre ka të tillë që mbështesin, sic thotë, frymën pro-evropiane dhe progresin e vendit.

Zv/Kryeministri Grubi ka shtuar se në mesin e opozitës ka të tillë që nuk pajtohen me udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së dhe me këtë grup, sic e quajti Evropian, vlerëson se do t`i kenë votat e nevojshme për shumicën e domosdoshme për hapjen e Kushtetutës.