Ndryshimet kushtetuese,LSDM: Punojmë në tërheqjen e bllokadës

Nga LSDM-ja i bëjnë thirrje popullit që të bëhet vigjilent dhe të kuptojë se ideologjia e vetme e VMRO-së dhe të së Majtë, është bllokimi i eurointegrimeve. Si front evropian këmbëngulin se nuk do të zbrapsen nga aspirata për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Marketing

“Pamë se Mickovski është sikur Nikolla Gruevski. Edhe ai dëshiron ta çojë prapa shtetin edhe për 11 vjet, vetëm për kolltukun e tij në pallatin e bardhë. Por qytetarët duhet ta dinë se papërgjegjësia dhe mospasja e kapacitetit shtetëror të DMMNE-së dhe Mickovskit, nuk do ta kthejë e as dekurajojë koalicionin pro evropian, udhëhequr nga LSDM-ja. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese do të bëjëm çmos që në javët e ardhshme ta depërtojmë bllokadën.”, tha Nenad Kociç, LSDM.

Të premten kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ndërpreu senacën në orët e pasditës, pa bërë me dije se kur do ta thërrasë vazhdimin e saj.