Ndryshimet kushtetuese,Mickoski: Ndoshta i kemi mbi 80 deputetë

Kryeministri Hristijan Mickoski pohon se mazhoranca parlamentare ndoshta ka të siguruar 80 deputetë, mos edhe më shumë. Mickoski, i cili nuk zbulon nëse shumicës do t’i bashkëngjiten deputetët Menduh Thaçi dhe Monika Zajkova apo ndoshta edhe të tjerë, thotë se kjo do të vihet re kur të jepet nevoja.

Marketing

“Ndoshta edhe i kemi, vetëm kur do të ketë nevojë për 80 deputetë në Parlament, atëherë ndoshta edhe i kemi 80 ose më shumë se 80 deputetë. Deklaratën e bazoj në informacionet me të cilat disponoj. Mjafton për momentin që të lemë atëherë kur të ketë nevojë prej 80 votave në Kuvend, të mund që kjo të dëshmohet në praktikë.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski

Marketing