Ndryshimet kushtetuese,VMRO-DPMNE: S’i japim kredibilitet një procesi jokredibil

VMRO-DPMNE konsideron se veç saj edhe një pjesë e madhe e deputetëve të LSDM-së nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Është e qartë se Kovaçevski jo vetëm që s’ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, por një pjesë e madhe e deputetëve të LSDM-së nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese, prandaj Kovaçevski ka frikë dhe po shpërndan mjegull.”, -thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Partia e Mickovskit fton Kovaçevskin, që të zbulojë ambasadorët që thonë se VMRO-DPMNE është e gatshme të miratojë ndryshimet kushtetuese nëse kthehet në pushtet.

“VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, pasi nuk i japim kredibilitet një procesi jokredibil.”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.