Ndryshimet ligjore për terminalet e shenjave të gishtave, në Kuvend

Propozim/ndryshimet e nevojshme zgjedhore për sigurimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se ministria prej kohësh ka punuar në detektimin e ndryshimeve të nevojshme dhe janë definuar detajet që duhet të miratohen nga ligjvënësi. Ministria deklaroi si ka përgatitur edhe ndryshime të tjera për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së në Kodin zgjedhor. Këto propozime të ministrisë duhet të shqyrtohen dhe të marrin pëlqimin e partive politike. Po në lidhje me Kodin zgjedhor, dhe me ndryshimet më madhore që paralajmëruan një ditë më parë dy liderët Zaev dhe Mickoski, do të vijojnë edhe negociatat në nivel politik.

Marketing

Ekziston nivel i tretë i negociatave që akoma nuk ka filluar rreth rekomandimeve të OSBE-ODHR-së dhe ky është diskutimi politik rreth listave të hapura, ndryshimet eventuale në mënyrën e zbatimit të zgjedhjeve lokale por edhe modelet për zgjedhjet parlamentare. Ky diskutim tek tash do të fillojë dhe nevojitet pajtim mes të gjitha partive politike, të paktën prej atyre që kanë anëtarë në KSHZ, siç ka qenë deri tani – tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Mariçiq njoftoi se ndryshimet e nivelit të tretë të lartpërmendur pritet të realizohen në maj.