Ndryshimet në Kodin Penal, Gir: Shqetësim për rritjen e mosndëshkimit

“Ndryshimet e shpejta në Kodin Penal dhe hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve ka hapur mundësinë e rritjes së jondëshkueshmërisë dhe me kalimin e kohës kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e dukshme.”, kështu është shprehur ambasadori evropian, Dejvid Gir, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA.

Marketing

“Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin tonë ishin ndryshimet në Kodin Penal. Ne ishim të shqetësuar në atë kohë se kjo do të çonte në më shumë jondëshkueshmëri, kishte keqpërdorim të flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të çonte në mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe ajo që shohim rast pas rasti me kalimin e kohës është rritja e mosndëshkimit dhe tani kemi parë se ka zbrazëti në një pjesë të ligjit që duhet të mbyllet si prioritet.”, – deklaroi ambasadori evropian, Dejvid Gir.

Gir edhe një herë shprehu pakënaqësinë e tij për sistemin gjyqësor në vend duke paralajmëruar autoritetet vendase se pritjet e Bashkimit Evropian janë që përfundimisht të respektohet sundimi i ligjit, gjyqësori të punojë në mënyrë profesionale, të pavarur, pa ndikim dhe ndërhyrje të jashtme.

“Shqetësimi ynë nuk është vetëm për sjelljen e Këshillit Gjyqësor, por edhe për akuza të rënda për ndërhyrje të jashtme politike, jo vetëm në punën e Këshillit Gjyqësor, por edhe në gjyqësor në përgjithësi.”, – theksoi ambasadori evropian, Dejvid Gir.

Gir tha se korrupsioni minon potencialin ekonomik të shtetit, minon inovacionin dhe është burim pabarazie dhe padrejtësie.

Marketing