Ndryshimet në kodin zgjedhor, VMRO-DPMNE: Pa “fingerprint”, falsifikohen zgjedhjet

VMRO DPMNE dhe LSDM sërish janë përplasur rreth reformës zgjedhore dhe funksionimit të Kuvendit. Sipas opozitës maqedonase, pushteti, veç regjistrimit, po përgatitet të falsifikojë edhe zgjedhjet lokale, prandaj nuk po siguron terminalet për të vënë gisht gjatë zgjedhjeve.

Marketing

“Mbajtja e zgjedhjeve pa terminale “fingerprint” është kundër Kodit Zgjedhor dhe paraqet vepër penale. Qeveria kishte kohën e nevojshme që të furnizohet me terminale “fingerprint” dhe asgjë nuk mund të jetë arsyetim. Ajo që po bën Zaev është huti në opinion dhe fitim në kohë që, para zgjedhjeve, me dorën në zemër, të del dhe të thotë: “ s’ka kohë të mjaftueshme, hajde të shkojmë në zgjedhje pa detyrimin ligjor për shenja gishti në formë elektronike.” – u shpreh Igor Janushev nga  VMRO DPMNE.

Marketing