Ndryshimet në kodin zgjedhor,Ahmeti: Është e pamundur

Lideri i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit që pati me kreun e opozitës Hristjan Mickoski, foli edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku tha se ai nuk është dakord me ndryshimet vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, sepse sipas tij, ndryshimet kërkojnë më shumë kohë.

Marketing

Është e pamundur të ndryshohet Kodi Zgjedhor para zgjedhjeve. Sepse jemi dhjetëra e dhjetëra parti të cilat që kanë mendime të ndryshme, prandaj nuk kemi tani komoditetin të flasim për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Pas përfundimit të zgjedhjeve mund të debatojmë, të diskutojmë dhe të arrijmë deri te më e mira. Mendoj se kjo temë është hapur në një moment të papërshtatshëm- tha Ahmeti.