Debati lidhur me propozim ligjet për arsim fillor dhe të mesëm në Kuvend u fokusua në kushtetutshmërinë e propozimit të Ministrisë së Arsimit. Opozita shqiptare kërkon që të mos diskriminohen Komunat. Sipas deputeti Halil Snopçe, Qeveria nuk mund ta thotë fjalën e fundit pa konsultim paraprak me organet kompetente që menaxhojnë me shkollat fillore.
Ne nuk intervenuam që Qeveria të mos e ketë fjalën e fundit, por kërkonim që paraprakisht të konsultohen dhe merrnin mendim nga Vetëqeverisjet lokale. Pse? Sepse komunat më së miri e dinë gjendjen nëpër shkolla, i dinë më së miri problemet me të cilat ballafaqohen, infrastrukturat e shkollave etj. A nuk është e moralshme të merret mendim nga shkollat?”-tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.
Deputetët e VMRO DPMNE-së kërkuan sqarim se si dekretet me forcë të ligjit do të zbatohen pa pasur gjendje të jashtëzakonshme në fuqi. Partia e Mickoskit nuk konteston masat e propozuara, por mënyrën e zbatimit të tyre.
Ministre unë nuk e di por ju lutem ma thoni a jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe a është Qeveria akoma teknike. Ka juristë këtu dhe ta thonë ata versionin e tyre. Pra dekrete me forcë të ligjit mund të sjellin vetëm Qeveritë teknike. Unë e di që dekret sjell Qeveria teknike, ose jemi në gjendje të jashtëzakonshme por nuk e dimë”-theksoi Bllagica Lasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Përfshimë dekret i cili në rrethana të jashtëzakonshme mund të sillet nga Qeveria me qëllim numrin e orëve, ditët e mësimit në një vit mësimorë si mekanizëm që për herë të parë vendoset në ligj. Qëllimi i këtij dekreti është rregullimi teknik i procesit mësimorë por për herë të parë përfshijmë edhe të drejtën e mësimit nga distanca”-tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.
VMRO DPMNE-ja kërkon që bashkë me ndryshimet ligjore të sillet edhe konstatim i përbashkët për procesin mësimorë nga muaji mars deri në gusht, i cili sipas tyre nuk ka vijuar në mënyrën e duhur. Deputetët opozitarë kërkuan nga ministrja Carovska dhe ish ministri Arbër Ademi të japin detaje për kushtet teknike të nxënësve të cilët duhet ndjekin mësimin nga distanca.