Ndryshimet në qeveri, Selmani: Në bazë të rezultateve jo me tendencë

Kreu i Qeverisë Zoran Zaev ka paralajmëruar ndryshimet në kabinetin qeverisës.

Marketing

Sipas profesorit universitarë Bashkim Selmani ndryshimet e paralajmëruara nuk janë diçka e re në traditën e rikonstruimeve dhe ato duhet të ndodhin mbi bazën e rezultateve dhe jo me tendencë.

“Është fakt se nëse mendohet në traditën e rikonstruimeve të qeverive është normale se në ato institucione ku nuk ka rezultate dhe suksese të pritura duhet të bëhet ndërhyrje dhe është e pranueshme dhe është e pranueshme edhe në aspektin moral, ligjorë dhe juridik.

Mirëpo më tepër dhënia e deklaratave mediale është me tendencë dhe është e paarsyeshme për arsye se të gjitha tendencat që shifen ose sulmet që po ndodhin ndaj koalicionit qeveritarë nuk duket etike dhe pikërisht është një trokitje dashakeqe ta themi për arsye se të gjitha ndryshimet që ndodhin në qeveri duhet të bëhen në bazë të matjes së rezultateve por jo me prejudikime”, tha Bashkim Selmani, profesor universitarë.

Sipas Selamit qeveria fillimisht duhet ti bëjë ndryshimet dhe pastaj duhet publikuar pasi që kështu veprojnë të gjitha qeveritë me qëllim që të mos krijohet huti në opinion mbi etiketime të ndryshme. Dit më parë nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi se sa të kalojë inaugurimi i presidentit të ri, dhe formalisht të përfundojnë zgjedhjet, do të bëhen të gjitha analizat, dhe më pastaj do të sillen vendimet politike.

Marketing