Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për disiplinë financiare në vend janë në procedurë të Kuvendit. Po zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe po transferohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të dispozitave për transaksione afariste nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të ardhura publike në Inspektoratin shtetëror të tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Shkak për ndryshimeve të propozuara, siç qëndron në elaborimin e propozuesit, është harmonizimi i mëtejshëm me direktivat e BE-së, respektivisht risaktësohet se debitori duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet që i ka me para në afatet e kontraktuara pa përkujtim paraprak dhe vërejtje nga ana e kreditorit.
Me Ligjin për disiplinë financiare, i cili zbatohet nga viti 2014, rregullohet plotësimi me kohë i detyrimeve me para që dalin nga realizimi i transaksioneve afariste mes operatorëve ekonomikë nga sektori privat, respektivisht mes subjekteve nga sektori publik dhe operatorëve ekonomikë nga sektori privat.
Në pajtim me Ligjin, nëse detyrimi financiar nuk plotësohet në afatin e kontraktuar, kreditori ka të drejtë të marrë kompensim për vonesë nga debitori me vlerë prej 3.000 denarë. Me qëllim të harmonizimit të vlerës së kompensimit të konfirmuar me Direktivën, propozohet zvogëlimi i të njëjtit prej 3.000 në 2.400 denarë.
Ligji ka filluar të zbatohet në maj të vitit 2014 me qëllim të përmirësimit të likuiditetit të subjekteve ekonomike. Sipas zgjidhjes ligjore, subjektet private kanë afat maksimal për pagesë të borxheve deri 120 ditë.
Përmbushje të detyrimeve financiare të subjekteve nga sektori publik nga ky Ligj, zbatohen nga viti 2016 dhe afati maksimal që të kryhen detyrimet është deri 90 ditë.