Ndryshojnë rregullat e komunikacionit në Serbi, të gjithë mërgimtarët që vinë në Kosovë duhet t’i ndjekin këto rregulla

Të gjithë mërgimtarët do të marrin vetëm një udhë gjatë kësaj vere, të vinë në vendlindjen e tyre në Kosovë.

Marketing

Por një lajm shumë të rëndësishëm i cili po qarkullon nëpër rrjetet sociale ata duhet të e kenë parasysh, sidomos për ata që i bien nëpër udhët dhe magjistralet e shtetit të Serbisë

Siç e dimë pjesa dërmuese e mërgimtarëve vinë në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët e Serbisë, por ata duhet të kenë parasysh ‘disa rregulla të reja’.

Postimi i plotë i një faqe të mërgimtarëve:
Siç dihet Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018.

Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.

Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.
Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.
Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg.
Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.
Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:
Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,
Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,
Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,
Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

Marketing