Gjithsej 13 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e Qytetit të Shkupit. Në 11 prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa në dy janë lënduar lehtë pesë persona, bëri të ditur SPB Shkup.
Dy automjete janë përjashtuar nga trafiku sepse nuk kanë qenë të regjistruara, ndërsa janë përjashtuar edhe dy shoferë të cilët kanë drejtuar me automjetin edhe pse nuk kanë pasur të drejtën e drejtimit.
Sipas SPB Shkup, gjatë 24 orëve me automjetin special “karrotrec” janë larguar 54 automjete për shkak të parkimit të parregullt.
Nga masat e ndërmarra ndaj këmbësorëve, tre janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa nëntë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë.