Në 5 vjetorin e vdekjes shpërthen vëllai i Olldashit: Jeni përgjegjës të katastrofës

Ne 5 vjetorin e ndarjes nga jeta te ish-deputetit demokrat, Sokol Olldashi, vellai i tij, Ardiani ka shperthyer ne nje postim kunder drejtuesve te Partise Demokratike.

Marketing

Pa cekur asnje emer, ai akuzon ata qe sipas tij, “Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete”.

Postimi i Ardian Olldashit
NE EMER TE TIM VELLAI. „Democrazia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste te bujshme, deklarata boshe, fraza te prera me mase per rrethanat dhe interesat ne rrjetet sociale me bind edhe nje here qe populli shqiptar eshte me i mire se politikanet qe ka. Sidomos e kam fjalen per ate pjese te klases politike qe nuk arriti kurre te ishte opozite. Ne vend qe te ndermerrnin rruge te reja, ndoshta te veshtira dhe te rrezikshme preferuan te thaheshin, te atrofizoheshin se bashku me partine e tyre. Koha eshte mesuesi me i mire. Koha po tregon se c‘bene. Si karroca pa kale ne tatepjeten e deshtimit kerkojne te kapen kudo. Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete. Nuk u „kujtuat“ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni. Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.