Në Aeroportin e Ohrit që gjendet afër Strugës nuk respektohet Ligji për gjuhët, pasi që në tabelat e vendosura, mbishkrimet nuk janë edhe në gjuhën shqipe. Drejtoria e doganave së fundi ndërroi tabelat në pikat dhe zonat kufitare, përfshirë edhe aeroportin, informon INA.
Sipas Ligjit për gjuhët, aeroporti i Ohrit duhet të përmbush detyrimin që gjuha shqipe të përdoret, pasi që gjendet në një zonë apo territor ku popullsia shqiptare është mbi 20 për qind.