Në Agjencinë e Zbulimit ka persona që punojnë për qendrat e fuqishme të huaja

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk ka bazë për akuzat se drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu ka pastruar dhe degraduar stafin profesional. Sipas Presidentit, në agjenci janë bërë vetëm përmirësime dhe avancime të punonjësve të caktuar.

Marketing

“Ata që janë degraduar janë pjesëtarë të strukturës që kanë punuar vite me radhë kundër integrimit të vendit në NATO.

Është vetëm për këta njerëz. Avancimet e fundit kanë përfshirë edhe disa anëtarë të VMRO-së të cilët janë operativë të shkëlqyeshëm, por të cilët edhe më herët janë margjinalizuar nga grupi i fuqishëm i cili formalisht ka qenë i afërt me VMRO-në, por në fakt ka punuar kundër interesave e Maqedonisë”, tha Pendarovski, në intervistë për REL.

Marketing