Në Allashec shpaloset pllaka përkujtimore me emrat e martirëve të kombit

Në fshatin Allashec të komunës së Likovës, është shpalosur pllaka përkujtimore me emrat e martirëve e dëshmorëve të këtij fshati, të cilët 75 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pushkatuan nga forcat komuniste.

Marketing

“Sot, po shpalosim lapidarian e të parëve tanë, bijve tanë, të cilët me punën dhe veprën e tyre në shërbim të dhe shkathtësinë organizative, këta martirë e dëshmorë të kombit kontribuuan vendit, dhanë shembullin më të mirë të sakrificës, qëndresës dhe guximit për kauzën tonë kombëtare, duke u radhitur përjetësisht si shëmbëlltyrë në përpjekjet për liri dha pavarësi. Me heroizmin e dëshmuan në mobilizimin e ngritjen e moralit e dijes për çlirim kombëtar.”- deklaroi Et’hem Xheladini nga Këshilli Organizativ.

“Sot, përurojmë pllakën e cila është larë me gjak, me këtë pllakë përkujtimore vendosim edhe themele përkujtimore të demokracisë, pasi që në këtë hapësirë, në këtë komunë është bërë një e padrejtë shekullore ku është dashur të derdhet gjak.”- theksoi kryetar i Komunës së Likovës Erkan Arifi.
Ndryshe, kjo masakër në opinionin e këtushëm njihet si “Masakra e Allashecës”, e cila ndodhi më 21 nëntor të vitit 1944, ku pas vete la të vrarë 16 civilë të moshave nga 20 deri në 60 vjeç.