Në Bojanë u mbajt “Festivali i rrushit” (FOTO)

Në sheshin e Bojanës sot u mbajt edicioni i gjashtë i Festivalit të Rrushit nën organizimin e ZIP Institutit në bashkëpunim me Komunën e Sarajit.
Kryetari i komunës Blerim Baexheti tha se festivali i Rrushit është aktivitet tradicional që ka ndihmuar vitet e fundit dukshëm në promovimin e vreshtarisë dhe zhvillimin e kësaj kulture bujqësore në Bojanë.
FRB përveç promovit të kulturave bujqësore kishte program të begatë edhe me valle, këngë, ushqime tradicionale, si dhe këndin për zbavitjen e fëmijëve.
Komuna e Sarajit do të mbështes gjithmonë aktivitete të këtilla që kanë për qëllim zhvillimin dhe promovimin e kulturave bujqësore- thotë Bexheti

Marketing