Në Bruksel filloi skriningu bilateral per Kapitullin 9, “Shërbimet financiare”

Sot në Bruksel vazhdon skriningu bilateral për Klaster 2 “Tregu i brendshëm me skrining mbledhjen për Kapitullin 9 – “Shërbimet financiare”.

Marketing

Ekipin negociues e kryeson Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse negociuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, Drita Abdiu Halili, e cila në fjalën e saj hyrëse theksoi se vendi me sukses ndjek rrugën drejt harmonizimit të plotë me legjislaturën evropiane.

-Ligjet e reja do të vendosin kornizë të qartë dhe gjithëpërfshirëse për tregun vendas, që so të kontribuojë për zhvillimin e saj dhe harmonizimin e legjislaturës së Bashkimit Evropian në këtë fushë, potencoi Sekretarja shtetërore dhe zëvendëse negociatore e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, Drita Abdiu Halili.

Në skrining takimin e sotëm pjesëmarrës ishte edhe Zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, i cili mes tjerash në fjalën e tij hyrëse theksoi se këtë vit do të punohet maksimalisht për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit, me çka do të miratohet vendimi për rezolutën e bankave dhe implementimi i legjislaturës, dhe në bazë të kësaj gjithashtu do të përfundojnë dhe do të emërimet e organeve regullatore për bankat, trajtimi dhe parandalimi i automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, si dhe to të vazhdohet me mbrojtjen e konsumatorëve së bashku me formimin e Avokatit popullor financiar.

“Do ti katalizojmë përpjekjet e theksuara në Raport në pjesën e zhvillimit të dispozitave për rezolutën e bankave në përputhje me kornizën e BE-së, me theks të veçantë në direktivat për rimëkëmbjen e bankave. Ligji për sigurimin e depozitave do të ndryshojë që të përmirësohet sigurimi i depozitave dhe te adresohen shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e ri nga korriku i vitit 2021. Banka jonë qendrore tani më i përkushtoi pjesë në ueb faqen e saj për të drejtat e konsumatorëve së bashku me shkëmbimin e duhur për shpërndarjen e informacioneve për ti shmangur praksat jo të drejta bankare”- theksoi Bytyqi.

Grupin punues për këtë kapitull e përbëjnë institucionet: Ministria e financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fondi i sigurimit dhe depozitave, Komisioni i letrave me vlerë, Agjencia e mbikqyrjes së sigurimeve dhe Agjencia e mbikqyrjes së sigurimeve të financuara pensionale.

Në legjislaturën evropiane sh[rbimet financiare janë të rëndësisë së veçantë për funksionimin e duhur të tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian si një nga themelet e integrimit evropian. Ky kapitull i prfshin fushtat: bankat, sigurimet, letrat me vlerë, fondet e investimeve, tregjet financiare, sistemet e pagesave. Korniza ligjore për këtë kapitull i përfshin rregullat për dhënien e punës operacionale dhe mbikqyrjes së institucioneve financiare që duhet të sigurojnë treg financiar të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Prezantimet për kapitullin 9 “Shërbimet financiare, do të vazhdojë edhe nesër, të mërkurën dhe të ejnte për Kapitullin 28, Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik”, ndërkaq të premten do të mbahet skrining takimi bilateral për Kapitullin 2 “ Lëvizja e lirë e punëtorëve”.