Në Bruksel fillon skriningu shpjegues për Klasterin 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion

Duke filluar prej sot dhe deri me 20 korrik, në Bruksel, delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë do të ndjekin skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Marketing

Ky është një klaster shumë i rëndësishëm dhe voluminoz dhe i njëjti rregullon 5 Kapituj shumë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi si që janë : Bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria e ushqimit, veterinaria dhe politika fitosanitare, peshkataria, politika rajonale dhe koordinimi i intrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore.

Gjatë këtyre 4 ditëve të skriningut shpjegues për Klasterin 5, ekspertët e Komisionit Evropian do të prezantojnë përpara delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë risitë në legjislacionin e BE-së sa përket këtij klasteri, gjegjësisht direktivat dhe regullativat e reja të miratuara pas vitit 2018, kurse delegacioni i Maqedonisë së Veriut duhet të tregojë kornizën kohore në të cilën vendi pritet t’i miratojë dhe të njëjtat t’i inkorporojë në legjislacionin vendas.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klastera, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojmë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.