Në burgun e Shutkës është sulmuar edhe ish-ministri Spirkovski i VMRO-së

Edhe ish-ministri i punëve sociale, Spiro Ristovski është sulmuar në burgun e Shutkës, njoftojnë mediat maqedonase. Siç bëhet e ditur, Ristovski është sulmuar pasi që ka dal për shëtitje në oborrin e burgut.

Marketing

Deri tani nuk bëhet e ditur se kush është sulmuesi. Ristovski ka përfunduar me nofullë të thyer dhe se ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën klinike “Nëna Terezë”në Shkup. Më parë u raportua edhe për sulm fizik ndaj ish-ministrit të transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski që ka përfunduar me dorë të thyer.