“Në derbi më shumë folën për format e mia”, Emanuela RUSTA tregon të veçantat e arbitrimit: Derisa t’më gjejnë motrat mua…

Emanuela Rusta është një nga gjyqtaret që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri. Bukuroshja nga Elbasani ka dhënë një intervistë për Supersport duke treguar vështirësitë dhe të veçantat e këtij profesioni, ndoshta pak të paragjykuar në vendin tonë.

Marketing

Ajo zbulon emocionet e derbit, tregon synimet për të ardhmen si dhe nuk kursen batutat. Fton publikisht femrat t’i bashkohen profesionit të arbitrimit.

– A ndiheni të paragjykuara në fushë?
Nuk na vlerësojnë më shumë profesionalisht, por prekin më shumë pjesën e fizikut. Për shembull mund të përmend derbin. Më shumë u fol për fizikun tim, se sa për vendim-marrjet e mia në atë ndeshje. Nuk është gjë e mirë, por… (Qesh).

– Çfarë synon për të ardhmen?
Majën time më të lartë, dua të arbitroj derbin. Dua të jem kryesore. Ndërsa jashtë Kupën e Botës për femrat.

– Si iu shajnë në fushë?
Nga motra s’më kanë sharë një herë. Nuk do arrijë deri aty akoma. Derisa të gjejnë motrat… (Qesh)

– A iu kërkojnë mendime femrat e tjera për t’u bërë arbitre?
Po, padiskutim që kërkojnë. Ne kemi si synim të afrojmë shumë femra në fushën e arbitrimit. Është i bukur si profesion. Të na shohin si ecim ne dhe ne do të punojmë për to.