Në Deve Bair, sekuestrohet flori me vlerë 9 milion denarë (FOTO)

Dogana e Maqedonisë së Veriut njfoton se në pikën e kalimit kufitar Deve Bair janë sekuestruar flori me vlerë 9 milion denarë

Marketing

Sot më 13.08.2021 gjatë kontrollit të detajuar doganor të një autobusi të deklaruar për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekipet mobile nga Seksioni për punë operative mbajtën përkohësisht 2,773 gram stoli floriri dhe 1 autobus.

Rreth orës 06:00 në PKK Deve Bair, një autobus i markës Mercedes 0403 me targa maqedonase të regjistrimit SK 4662 BB, i drejtuar nga personi T. D. nga Republika e Turqisë është paraqitur për hyrje në vend. Gjatë një kontrolli të detajuar nga nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative, mbi rrotat e pasme të shasisë, në një zgavër të modifikuar të fabrikës, të destinuar për kontrabandën e mallrave, u gjetën 20 qese najloni me stoli floriri, me një peshë totale 2.773 gram, dhe kap vlerën e përgjithshme të mallrave dhe autobusit është rreth 9 milion denarë ose 146,341 EUR.
Malli dhe autobusi janë mbajtur përkohësisht me një Vërtetim për gjësendet e sekuestruara përkohësisht dhe së bashku me personin iu dorëzuan Seksionit për hetime për procedurë të mëtejshme.

Marketing