Në ditëlindjen e mbretëreshës, Meghan thyen sërish rregullat

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë dalë për herë të parë në ballkonin mbretëror si një çift i martuar, për ditëlindjen e mbretëreshës.

Marketing

E gjithë familja mbretërore dukej e mahnitshme, por diçka nuk shkonte me veshjen e Meghan.

Me sa duket, dukesha ka thyer sërish protokollin mbretëror, pasi sipas protokollit gratë e familjes mbretërore nuk mund të veshin fustane me shpatullat jashtë, apo veshje që ekspozojnë shumë.

Por kjo nuk është hera e parë që Meghan vesh një fustan me shpatullat jashtë, pasi edhe për dasmë ajo veshi një fustan të tillë nga Stella McCartney.

Tanimë e dimë që Meghan nuk është shumë e përpiktë kur vjen puna te respektimi i rregullave mbretërore, pasi edhe koha ka evoluar. Duhet të themi që pavarësisht kësaj, veshja e saj ishte e adhurueshme!

Marketing