Shpat Kasapi ka dhënë një lajm të madh në mesnatë.
Ai teksa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj, më në fund ka konfirmuar atë që përflitej e pritej prej kohësh!
Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij po bëhen prindër për herë të parë.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur mes tjerash këngëtari në urimin e bërë.
Shumë urime e me krahë të lehtë shtatzënia!