Në Draçevë të Shkupit do të ndërtohet kryq i lartë 63.5 metra, e financon Todor Petrov

Në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, mbrëmjen e djeshme ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.5 metra. Kryqi do të jetë i dyti me gjatësi pas atij në Shkup, pas atij në Vodno.
Ideja për vendosjen e kryqit, siç thotë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit.

Marketing

Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri.
“Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’. Jam i bindur se do të jetë e dashur për banorët tanë, se do të jetë destinacion atraktiv për turistët”, ka deklaruar kryetari Gjorgjievski, përcjell SHENJA.