Në dy aeroporte 1.8 milionë udhëtarë, më shumë se gjysma kanë udhëtuar me “Vizer”

Përmes dy aeroporteve në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër, në nëntë muajt e parë të vitit kanë udhëtuar 1,8 milionë udhëtarë, me ç’rast është shënuar rritje vjetore prej 18 për qind, kumtoi TAV Maqedoni, kompania e cila menaxhon me aeroportet e Maqedonisë.

Marketing

Në këtë periudhë, siç thuhet, numri i fluturimeve në dy aeroportet ka qenë 15.395, me rritje vjetore prej 12 për qind.

“Kemi përfunduar një sezon frenkuentues veror në dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër dhe tani jemi të gatshëm për sezonin e dimrit, që do të fillojë nga fundi i tetorit me orarin e ri dimëror të fluturimeve. Duke i përmbledhur muajt e kaluar, me rëndësi është të theksohet se pas diskutimeve dhe negociatave me sukses të përfunduara, më 1 qershor të vitit 2018, LOT Polish erlajns ka hyrë në tregun e Maqedonisë, duke e hapur linjën e re Varshavë – Shkup, me frekuencë prej gjashtë fluturimeve në javë mes dy kryeqyteteve. Në aeroportin e Ohrit kemi hapur katër fluturime të reja sezonale – Stamboll, Ajnd’hoven, Talin dhe Varshavë, ndërsa nga nëntori i vitit 2018 Vjena, si dhe edhe një destonacion dhe aviolinje të rregullt do të hapet nga Ohri”, deklaroi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni. Ai pret që të vazhdojnë me intensitetin e njëjtë të rritjes dyshifrore të qarkullimit të udhëtarëve deri nga fundi i vitit 2018, që është më i lartë se mesatarja zyrtare e BE-së prej 4,8 për qind dhe dhe më i lartë se rritja mesatare prej 6,8 për qind të qarkullimit të udhëtarëve në aeroportet që nuk janë në BE.

Sipas statistikës së qarkullimit të udhëtarëve, nga janari deri në shtator të vitit 2018 destinacione më të frekuentuara në aeroportin ndërkombëtar Shkup janë Stambolli me 10,8 për qind, Cyrihu 7,8 për qind, Vjena 5,7 për qind, Bazeli 5,3 për qind, Malme 4,5 dhe Bratisllava 3,4 për qind.

Lidhur me pjesën e tregut të aviokompanive në qarkullimin e përgjithshëm të udhëtarëve, Vizer e ka transportuar numrin më të madh të udhëtarëve me 60,3 për qind pjesëmarrje në treg, e pastaj vijojnë Turkish erlajns me 7,8 për qind, Austrian erlajns me 5,7, Germania flug 4,5, Pegasus erlajns 3,7 dhe Kroacia erlajns me 3,4 për qind.

Dita më frekuentuese në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në dhjetë muajt e parë të vitit 2018 në pikëpamje të qarkullimit të udhëtarëve është 29 korriku me 8.796 udhëtarë të frekuentuar, ndërsa në aspekt të numrit të operacioneve ajrore dita më frekuente është 2 gushti me 76 fluturime.

Krahas rritjes së vazhdueshme dyshifrore të qarkullimit të udhëtarëve, TAV Maqedoni shënon edhe rritje të konsiderueshme të kargo-komunikacionit në aeroportin e Shkupit në nëntë muajt e parë të vitit 2018, i cili është 2.676 tonë dhe është më i madh për 22 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i lidhur me 37 aviokompani të rregullta gjatë tërë vitit, janë shërbyer nga 12 aviokompani dhe katër çarter destinacione gjatë sezonit të verës, të shërbyera nga 6 aviokompani.

Aeroporti i Ohrit “Shën Apostul Pali” ka tre aviolinja të rregulltra gjatë tërë vitit dhe tetë destionacione sezonale, të shërbyera nga 12 aviokompani.

Marketing