Në dy javët e ardhshme pritet funksionim normal i klinikave dhe spitaleve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pret që në dy javët e ardhshme të gjitha klinikat dhe spitalet të fillojnë të funksionojnë normalisht.

Marketing

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për shtyp në Qeveri, Filipçe tha se disa nga klinikat tashmë janë rikthyer në punë dhe disa janë duke u përgatitur.

“Pjesë nga klinikat janë rikthyer në funksion, disa janë akoma duke përgatitur objektet dhe në dy javët e ardhshme të gjitha klinikat dhe spitalet do të funksionojnë”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin rekomandimet për mbrojtje, veçanërisht duke mbajtur maskë mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën.

Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme është planifikuar që të shpërblehet i gjithë personeli mjekësor që kanë punuar me pacientë me koronavirus në periudhën e kaluar.