Qeveria katalanse sot ka marrë një vendimi shumë të rëndësishëm.
Sot Qevera e Katalonisë ka vendosur që të lejojë stadiumet të mbushen plotësisht.
Kjo do të thotë që ndeshja më e madhe e futbollit evropiane mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të luhet me kapacitet të plotë të tifozëve.
Barça dhe Reali do të ballafaqohen me 24 tetor në “Camp Nou” ku prezent mund të jenë mbi 99 mijë tifozë aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit.
Ky vendim vlen për ekipet e La Liga-s që vijnë nga Katalonia.
Lajm shumë i mirë ky për ‘Blaugranët’ që tri ndeshjet e radhës i luajnë në shtëpi, fillimisht më 17 tetor ndaj Valencias, 20 tetor kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve, ndërsa më 24 tetor përballen me Real Madridin.