Duda Balje, përfaqësuese e pakicës etnike boshnjake në Kuvend, vazhdon të përdor gjuhë diskriminuese ndaj një pjese të shoqërisë kosovare.
Deputetja Balje bën pjesë në grupin e deputetëve, të cilët janë deklaruar kundër të drejtave të komunitetit LGBTQI+.
Se është kundër orientimit seksual të tjetrit, Balje e ka treguar edhe sot, pas ecjes së krenarisë, në Prishtinë.
Balje në një postim në Facebook i ka dhënë vetës kompetencë të flasë për funksionimin e familjes, që sipas saj, pasqyrohet me bashkëjetesën e një çifti heteroseksual.
“Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor”.
Balje, ka vetëkonstatuar se çdo gjë jashtë jetës “burrë e grua” nuk është familje. https://m.facebook.com/duda.balje/posts/2216514121845077