“Në emër të shpresës”/ Ylli Baka dhe Era Rusi bëhen bashkë në një këngë: Përfitimet për të prekurit e tërmetit

Një nismë e veçantë vjen nga dy këngëtarët e njohur Ylli Baka dhe Era Rusi për të ndihmuar të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit me magnitudë 6.4.
Ata janë bërë bashkë në një këngë që i dedikohet pikërisht tragjedisë, për të cilën Ylli Baka njofton se të gjitha përfitimet e saj do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Marketing

“Në emër të shpresës, një këngë dedikuar situatës së trishtë që kaluam, një bashkëpunim me këngëtaren Era Rusi, poetin Arben Duka, kompozitorin Klodian Qafoku, video Max Production”, shkruan ai në facebook.

Postimi i Ylli Bakës

Në emër të shpresës, një këngë dedikuar situatës së trishtë që kaluam, një bashkëpunim me këngëtaren Era Rusi, poetin Arben Duka, kompozitorin Klodian Qafoku, video Max Production.
Të gjitha përfitimet e kësaj kënge shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmetiT!