Në Filharmoninë e Maqedonisë asnjë shqiptar, në Teatrin e Operas vetëm një

Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet si Teatri i Operas së Maqedonisë dhe Filharmoninë është katastrofal. Derisa në Teatrin e Operas është vetëm një shqiptarë, në Filharmoni nuk ka asnjë. Trendi i tillë ka vazhduar me vite, dhe se nuk ka pasur vullnet dhe përpjekje për hapjen e dyerve për artistët shqiptarë.

Marketing

Profesori universitar Blerim Grubi vlerëson për Alsat-M se vijon diskriminimi i shqiptarëve në këto institucione pavarësisht se është rritur numri i kuadrove shqiptarë të denjë për këto drejtime. Sipas Grubit problemi qëndron kryesisht te Komisionet përzgjedhëse ndërkohë që kritikon edhe qeverinë se nuk interesohet për këto institucione.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi ka bërë thirrje që këto institucione të hapin dyert për shqiptarët, për të evituar diskriminimin real. “Fakt është se numri i përfaqësuesve shqiptar nuk e reflekton përfaqësimin e denjë dhe adekuat në atë institucion por edhe në shumë institucione tjera. Kërkesa ime drejtuar deri te të gjithë drejtuesit e institucioneve është që të merret parasysh realiteti shoqëror si dhe të gjithë punësimet në të ardhmen që do të bëhen duhet ta reflektojnë gjendjen faktike të përfaqësimit të popullatave në Maqedoni”, theksoi ministri Ademi. Këto dy institucione shtetërore tanimë funksionojnë 70 vite, dhe akoma nuk janë të hapura për shqiptarët. Po ashtu në këto dy instiucione as që përfillet gjuha shqipe. ALSAT-M

Marketing