Ai i përjashtoi ata sepse votuan për ndryshimet kushtetuese në vitin 2018. Në mars të vitit 2019, me nismën e tij, ai u takua me tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët u përjashtuan nga partia. Vitin e kaluar, tetëshja e pavarur njoftoi se në mars se ishin takuar me Hristijan Mickoskin, pa dhënë detaje të takimit. Por, sot dolën informacione për çfarë janë takuar. Katër audio regjistrime të reja të Mickoskit janë postuar në YouTube, të cilat pretendohet se janë nga takimi me deputetët e dëbuar. Në “bombat” audio, Mickoski mund të dëgjohet duke shpjeguar pse nuk duhet të votojnë Ligjin për Prokurorinë, i cili do të bëjë të mundur që hetimet e Prokurorisë së shuar Speciale të merren nga prokuroria e rregullt.
Aktiviteti i tretë, që nuk është më pak i rëndësishëm, mbase më i rëndësishmi, është Ligji për Prokurorinë. Në një mënyrë krejtësisht të paligjshme, ata transferuan rastet atje ku i transferuan, dhe kjo ishte mjaft e fortë, që ata të vazhdojnë me presionet politike, shantazhet, kërcënimet për kundërshtarët politikë – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Vërtetësia e incizimit nga takimi midis deputetëve të përjashtuar të VMRO- DPMNE-së dhe Mickoskit u konfirmua nga grupi i pavarur parlamentar. Janë publikuar vetëm pjesë nga takimi që ka zgjatur shumë. Thanë se përveç tyre, në mbledhje ka qenë edhe koordinatori i atëhershëm i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE.
Dënojmë këtë qasje të pandershme ndaj nesh, incizimin dhe publikimin e bisedave që janë zhvilluar nga një takim me kryetarin e partisë, Hristijan Mickoski, që u zhvillua në zyrën e koordinatorit Nikolla Micevski në Kuvend dhe ai ishte gjithashtu i pranishëm. Kërkojmë nga autoritetet kompetente të hetojnë se kush, si dhe pse i ka incizuar takimet – thonë nga Grup i pavarur parlamentar.
Më herët, u publikua një incizim audio takimit mes Mickoskit dhe Zoran Milevski – Kiceecit, ku kreu i VMRO sqaron se vetëm ai lufton të mos kalojë Ligji për Prokurori, kështu duke ndihmuar në rastin “Perandoria”, ku njëri nga të dyshuarit për pastrim parash është Orce Kamçev.