Në fundjavë mbyllet gjysmësezoni në Ligën e Parë

Në fundjavë do të mbyllet gjysmësezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në program janë ndeshjet e xhiros së 18-të, ku do të luhen tre përballje shqiptare.

Marketing

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të luajnë me Voska Sportin e Ohrit, Shkëndija në Tetovë do të pret ekipin e Gostivarit, teksa skuadra e Shkupit do të jetë mysafirë i Besës së Dobërdollit.

Në program të xhiros së 18-të do të jenë edhe duelet Tikveshi – Brera, Rabotniçki – Pelisteri si dhe Sileksi – Vardari. Të gjitha këto takime janë paraparë të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 13:00 dhe të njejtat do të luhen pa praninë e publikut.

Kjo do të jetë xhiroja e fundit për këtë vit, teksa kampionati elitar rikthehet me 16 shkurt të vitit të ardhshëm, me ndeshjet e xhiros së 19-të në program.

Marketing