“Në fundjavë plas lufta?!

Pas luftës së fundit që rezultoi me rikthimin e Nagorni Karabakut nën kontrollin e Azerbajxhanit, duket se armënët dhe azerët janë duke shkuar drejt një marrëveshjeje paqeje pas 30 vitesh konflikti, por më parë duhen caktuar kufijtë.

Marketing

Ka zona në Armeni që duhet të kalojnë nën kontrollin e Azerbajxhanit, dhe duket se këtu qeveria armene po has pengesa për shkak se banorët refuzojnë.

Në njërën prej këtyre vizitave, kryeministri armen Nikola Pashninyan bëri një paralajmëirm të fortë lufte kur tha se nëse nuk kishte marrëveshje, këtë fundjave plaste sërish lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Le të themi që do ngrihemi nga ky diskutim këtu e do t’u themi JO azerëve. Mund t’ju siguroj se në fundjavë shpërthen sërish lufta”, tha ai.

Armenia pati për gati 30 vjet nën kontroll Nagorni Karabakun, por dy vite më parë Azerbajxhani e rimori nën kontroll pas një lufte disa mujorëshe duke larguar armenët prej andej.

Tani, shtetet duhet që të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje duke i dhënë fund luftës, por vështirësia kryesore qendron pikërisht te caktimi i kufirit.