Në Gjakovë protestohet sot kundër sulmit ndaj të moshuares në Pejë

Sot në Gjakovë do të mbahet një protestë për dhunën që ndaj një të moshuare në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.
Protesta do të nis në ora 12:00, tek lapidari “Shokët e lirisë”.

Marketing

Ajo është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.

Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulmi”.

Marketing