Një mision shqiptaro-polak i arkeologjisë ka rënë në gjurmët e një vendbanimi ilir mbi 2300 vjeçar.
Vendbanimi është zbuluar në zonën e Bushatit, rreth 10 kilometra larg Shkodrës.
Arkeologët thonë se bëhet fjalë për një objekt arkeologjik, që zgjon interes nga pikëpamja shkencore, pasi gjendet shumë afër Shkodrës dhe Lezhës.