Ballina Aktuale Në Gjykatën Penale do të dëgjohen “bombat” për “Trajektoren dhe “Lëndina”

Në Gjykatën Penale do të dëgjohen “bombat” për “Trajektoren dhe “Lëndina”

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët e PSP-së “Trajektorja dhe “Lëndina”, në të cilat duhet të dëgjohen bisedat e përgjuara, të cilat PSP i ka dorëzuar si dëshmi.

Marketing

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski për shkak se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 mijë euro.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe të akuzuarit në rastin “Lëndina”, Dragan Pavklloviq- llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.

Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dh dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.

Marketing
Exit mobile version