Në Gjykatën Penale të anuluara mbi 60 për qind e gjykimeve

Të akuzuarit dhe prokurorët nuk vijnë në gjykimet e caktuara. Për këtë arsye janë anuluar gjykimet në gjykatën më të madhe, atë Penale.

Marketing

Në gjashtë muajt e parë të vitit, kanë qenë të caktuara më shumë se 10.000 gjykime, statistika e Gjykatës Penale të Shkupit tregon 30% anulim të proceseve ose mbi 3.000. Më shumë raste anulimi ka për shkak të mosparaqitjes së të pandehurve, 43% ose 1.418 të tillë. 15% e anulimit të seancave janë bërë për shkak të mosparaqitjes së prokurorëve ose 485 gjykime. 28% e rasteve ose mbi 900 gjykime janë anuluar për shkaqe siç janë mos sjellja në gjykatë e të akuzuarve, mospasja e kushteve teknike për mbajtjen e seancës, mes tjerash edhe nëse lënda gjendet në gjykatat më të larta, atë të Apelit apo Gjykatën Supreme.

Në Gjykatën Penale, seancat janë anuluar edhe nëse nuk kanë ardhur dëshmitarët, eksperti mjekoligjor, ndërsa ka një rast të thirrjes së prokurorëve apo të pandehurve në mënyrë të parregullt.

Koalicioni “të gjithë për gjykim të drejtë” doli me statistikë se 60% e gjykimeve në këtë gjykatë janë anuluar. Bëhet fjalë për lëndë të krimit të organizuar, statistikë monitorimi e të cilës ka qenë nga muaji prill deri në muajit tetor të këtij viti. Numrat shënojnë përmirësim të vogël për dallim nga viti i kaluar, thotë juristi Darko Avramovski. Edhe organizata joqeveritare për gjykim të drejtë ka vërejtur se në seanca më shumë mungojnë të pandehurit. Por, të pandehurit a kanë qëllime të fshehura?

“Nuk do të doja të flas në emër të të akuzuarve, cila është ideja e tyre pas mungesave të tilla, nëse të njëjtat janë të arsyeshme ose jo, mbetet që këtë gjykata ta vlerësojë, të vlerësojë nëse me të vërtetë i pandehuri ka munguar me arsye”.

Avramoski propozon që gjykata në mënyrë më efikase t’i caktojë proceset gjyqësore dhe të mos ketë raste ku një të pandehuri apo një prokurori në të njëjtin termin të ketë më shumë gjykime.

“Përfundimisht patjetër duhet të rritet buxheti i gjykatave, mes tjerash edhe buxheti i prokurorive publike, është e nevojshme që të njëjtat të ekipohen në mënyrë kadrovike që të ketë numër të mjaftueshëm të kapaciteteve që të arrijnë, të mos ketë gërshetim të gjykimeve, të ketë kushte teknike të gjykimeve etj…”

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tashmë i ka paralajmëruar kryetarët e gjykatave që të kryejnë mbikëqyrje në punën e gjykatësve. Nëse gjykatësit nuk caktojnë seanca dhe shefi i gjykatës e di për këtë, por nuk i paraqet në Këshillin Gjyqësor, sipas Deskoskës, kjo është bazë për ngritjen e procedurës për shkarkim nga pozita e kryetarit të gjykatës. Opinioni rikujton se gjykimi për shuplakat e porositura në Qendër filloi nga e para, sepse 90 ditë nuk kishte të caktuar seancë gjyqësore. Ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit iu vjetërsua vepra penale “Trajektorja” për autostradat kineze.