Krerët e pesë grupeve më të mëdha të hoteleve në Greqi kanë deklaruar se sezoni i turizmit i këtij viti nuk do të fillojë para korrikut.
Sinjal për sektorin do të jetë heqja e kufizimeve të Covid-19, por vetëm kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ata theksojnë domosdoshmërinë e protokolleve shëndetësore që do t’i bëjnë turistët të ndjehen të sigurt.
Deri atëherë, sektori po shqyrton cilat njësi hoteliere mund të hapen: ndoshta jo të gjitha dhe sigurisht jo të gjitha menjëherë.
Hotelierit shprehen të kënaqur me masat e qeverisë greke, por gjithashtu bënë thirrje për më shumë zbritje të taksave.