Në një atmosferë solemne, në hapësirat e gjigantit ekonomik „Ecolog“ në Düsseldorf të afaristit dhe humanistit të njohur Lazim Destani, pasditën e djeshme, u promovua libri „Mutter Teresa ganz nah“ (Nëna Tereze nga afer), i Dom Lush Gjergjit, i përkthyer nga vëllezërit Selajdin Gashi dhe Arben Gashi.
Pas shpalimit të përmbajtjes së librit nga vetë autori,Dom Lush Gjergji, foli me pietet të lartë për vëllezër Sulejman Gashi dhe Selajdin Gashi, tashmë të ndjerë, të parin duke e quajtur një dritë shprese që na binte lajme nga Washingtoni në kohë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa të dytin si një përkthyes me një kulturë të lartë gjuhësore dhe përgatitje intelektuale.
Pas përshëndetjes së tubimit, Lazim Destani, autori i librit u lëshua në një bashkëbisedim vëllazëror, duke shpaluar kujtime nga takimet me Nënë Terezën, që si biograf i përkushtuar, bëri që bota ta njoh përkatësinë e saj etnike shqiptare.
Pas bashkëbiseduesve të shumtë, skenën e promovimit e pasuruan recitimet e Musa Mulollit si dhe paraqitja e artit kulmor muzikor nga violinistja Migena Begolli, pianistja Memela Alija dhe sopranoja Dorina Porodini. Duhet përgëzuar këtu kryetarin LSHAKSH dhe sekretarin e saj ne Gjermani, të cilët jo vetëm me këtë rast, por vazhdimisht organizimet e kësaj natyre i bëjnë duke pasuruar jetën kulturore dhe letrare brenda komunitetit shqiptar në Gjermani. /Kosovarja/