Në kryeqytetin finlandez Helsinki, Shoqata e Ukrainës në Finlandë ka vendosur një memorial për fëmijët e vrarë në Mariupol.
Aty janë ekspozuar dhjetëra këpucë fëmijësh, në kujtim të tyre, raporton BBC.
Është e paqartë se sa fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt, por prokurori i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi shifra të reja duke thënë se të paktën 177 kanë vdekur dhe 336 janë plagosur.