Në iPad Pro të ri mund të vendosen tri kamera sikurse te iPhone 11

Deri më tani, kemi pritur që Apple të sjellë iPhone 11 me tri kamera të fuqishme, por kjo nuk do jetë pajisja e vetme që vjen në shtator, me po të njëjtin opsion.

Marketing

Bazuar në të dhënat e 9to5Mac, thuhet se edhe në iPad Pro me 11 dhe 12 inç, do të jenë tri dhe jo vetëm një kamerë, transmeton Telegrafi.

Sikurse te iPhone 11, të tri kamerat do të vendosen në një hapësirë katrorë që është mjaft e ngritur, do të ofrojnë lente dy herë më të fuqishme si dhe do të zë kuadër shumë më të gjërë.

Deri më tani, ky burim ka qenë shumë i besueshëm dhe lajmet që ka paralajmëruar kanë dalë të sakta, ndërsa në fotografi janë shfaqur kamerat që mund të jenë në iPad Pro të ri.